Kryeministri, Ramush Haradinaj ka takuar sot këngëtaren e mirënjohur Leonora Jakupi.
Arsyeja e takimit të tyre është rivarrimi i babait të saj, Milazim Jakupit, që ishte vrarë bashkë me ish ministrin e Mbrojtjes, Ahmet Krasniqi.
“Pas përfundimit të suksesshëm të rivarrimit të dëshmorëve dhe heronjve nga Polaci në Marinë, Qeveria e Kosovës ka marrë vendim për kthimin e eshtrave të Kolonel Ahmet Krasniqit në vendlindje”, ka shkruar Haradinaj në Facebook.
“Duke qenë se, dëshmori Qazim Milazim Jakupi, është i varrosur me Kolonel Krasniqin, të bijën, këngëtaren e mirënjohur Leonora Jakupi e sigurova se edhe babai i saj do të prehet në vendlindje, sipas amanetit të tij dhe dëshirës së familjes”.