Kryeministri Ramush Haradinaj propozoi ministrave që të shkojnë në seancën e caktuar mbrëmë. Kjo pasi që qeveria sipas tij, e ka dërguar plan-programin për miratim kështu që pjesëmarrja e tyre në seancë është e domosdoshme.
Haradinaj, ftoi ministrat e kabinetit të tij që edhe njëherë para seancës në të cilën ka mundësi që të diskutohet programi i qeverisë, të iu kthehen edhe njëherë për të kontrolluar programin.
Ai tha që nëse nuk paraqitet programi për diskutim atëherë do të t’iu kthehen punëve të tjera pasi sipas tij, kanë shumë punë për të bërë, raporton Ekonomia Online.
Kryesia e Kuvendit të Kosovës, në mbledhjen e mbajtur të enjten në mbrëmje, ka vendosur që të thërrasë për datën 2 tetor vazhdimin e seancës së jashtëzakonshme, ku do të debatohet për Programin e Qeverisë Haradinaj; ndërsa më 3 tetor do të mbahet seanca e re.
Haradinaj: Për rastin “Rikalo” i besoj Policisë, Prokurorisë e AKI-së
Haradinaj në mbledhjen e sotme të Qeverisë ka ripërsëritur se për rastin e akuzave ndaj ministrit të Bujqësisë, Nenad Rikalo për keqtrajtimin e banorëve të lagjes “Dardania” në Prishtinë ai i beson Policisë, Prokurorirsë dhe AKI-së.
Sipas tij, këta të fundit kanë deklaruar se nuk kanë asnjë fakt se Rikalo ka qenë i përfshirë në keqtrajtimin e shqiptarëve gjatë luftës në Kosovë.