Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj, ka vizituar Fabrikën e Përpunimit të Mishit “ Kalabria” në Velekincë të Gjilanit.
Haradinaj aty tha se kjo fabrikë ka ruajtur traditën dhe se produktet e kësaj kompanie janë më të lira në treg se ato të huajat.
“Kjo fabrikë dikur ka pasë traditë dhe edhe tash është ruajt ajo traditë mund të themi se produktet e kësaj fabrike janë të mira. Ashtu si mora vesh se në treg dalin më lirë se ato të huajat dhe edhe nga cilësia janë më mirë”, tha ai.
Pronari i Fabrikës “Kalabria”, Xhelal Selimi, ka kërkuar që vendimi i Haradinajt për lirim nga doganat të zbatohet.
“Kërkoj përgjegjësi që vendimin e kryeministrit për lirim nga doganat ta zbatojnë”, tha ai.