Kryeministri i Republikës së Kosovës, Ramush Haradinaj, priti gjatë ditës Bekim Jasharin, djalin e Heroit të Kosovës, Hamëz Jashari.
Jashari ka uruar kryeministrin Haradinaj për marrjen e përgjegjësive të reja në krye të ekzekutivit dhe për dinamikën e re në agjendën shtetërore.
Ndërsa Haradinaj, vlerësoi lartë kontributin e jashtëzakonshëm të familjes Jashari për lirinë e vendit, duke theksuar se përveç sakrificës për liri, tani edhe në paqe Familja Jashari janë duke dhënë kontribut në shtetndërtimin e Kosovës.
Po ashtu, Haradinaj vlerësoi hapin e ndërmarrë të Bekim Jashari, për kandidimin e tij për të udhëhequr me komunën e Skënderajt.