Kryeministri i Holandës, Mark Rutte, do të vizitojë sot Tiranën me ftesë të Kryeministrit të Shqipërisë Edi Rama.
Kryeministria në një njoftim për mediat ka bërë të ditur të gjithë axhendën e Rutte, ku mësohet se do të takohet vetëm me Ramën.
Pas takimit kokë më kokë dhe takimit mes delegacioneve, Rama dhe Rutte do të zhvillojnë dhe një konferencë të përbashkët për mediat gjatë mesditës.
Kujtojmë se Holanda nga një shtet skeptik sa i përket rrugëtimit të Shqiperisë në BE, është kthyer në një përkrahës dhe nxitës i vendeve të tjera për përparimin e vendit tonë drejt unionit.