Kryeministri holandez kërkon falje për Holokaustin

Prishtinë | 27 Jan 2020 | 09:47 | Nga Ekonomia Online

Kryeministri i Holandës, Mark Rutte, ka kërkuar falje në emër të qeverisë së vendit të tij për dështimin në mbrojtjen e hebrenjve gjatë Luftës së Dytë Botërore.

Rutte tha që përderisa disa zyrtarë holandezë rezistuan gjatë okupimit nazist, shumë njerëz thjeshtë vepruan ashtu siç u ishte thënë.

“Me të mbijetuarit e fundit të mbetur midis nesh, kërkoj falje në emër të qeverisë për veprimet e qeverisë në atë kohë. Unë e bëj këtë, duke kuptuar se asnjë fjalë nuk mund të përshkruajë diçka aq të madhe dhe të tmerrshme sa Holokausti”.

Rutte deklaroi kështu në një ngjarje përkujtimore të Holokaustit në Amsterdam, në prag të 75 vjetorit të çlirimit të kampit të vdekjes në Auschwitz.

Kjo është kërkimfalja e parë e tillë që u ofrua nga një kryeministër holandez.

Rreth 102,000 nga gjashtë milionë hebrenjtë e vrarë në Holokaust erdhën nga Holanda.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme