Ministrja e Punëve të Jashtme dhe Diasporës e Republikës së Kosovës, znj.Meliza Haradinaj – Stublla, do të qëndrojë sot për vizitë zyrtare në Republikën e Maqedonisë së Veriut, së bashku me delegacionin e kryesuar nga kryeministri Avdullah Hoti.
Pritja solemne para Qeverisë së Republikës së Maqedonisë së Veriut nga
kryeministri Zoran Zaev do të mbahet në orën 14:00, ndërkohë që gjatë ditës do
të nënshkruhet edhe Memorandum i Bashkëpunimit për krijimin e Rrjetit të
pastërt 5G.
Gjatë kësaj vizite, Ministrja Haradinaj-Stublla do të pritet edhe nga homologu
i saj, Ministri i Punëve të Jashtme të Republikës së Maqedonisë së Veriut, Bujar Osmani.