Kryeministri Hoti ka pranuar telegram urimi nga kryeministrja e Norvegjisë, Erna Solberg

Prishtinë | 18 Qer 2020 | 16:25 | Nga Ekonomia Online

Kryeministri i Republikës së Kosovës, Avdullah Hoti, ka pranuar telegram urimi nga kryeministrja e Norvegjisë, Erna Solberg, e cila e ka uruar për marrjen e detyrës në krye të ekzekutivit.

Me këtë rast, kryeministrja Solberg ka theksuar se integrimi i mëtejshëm euro-atlantik është çelësi për stabilitetin dhe zhvillimin ekonomik në Kosovë. “Norvegjia do të vazhdojë të sigurojë mbështetje për proceset e nevojshme të reformave”, thuhet në letrën e urimit.

Në letrën e kryeministres Solberg thuhet:

I nderuar Z. Hoti

Do të dëshiroja sinqerisht t’ju uroj për emërimin tuaj si Kryeministër i Republikës së Kosovës.

I vlerësoj shumë marrëdhëniet tona bilaterale që funksionojnë mirë dhe bashkëpunimin konstruktiv midis dy vendeve tona në shumë fusha.

Jam e sigurt se do t’i forcojmë marrëdhëniet tona edhe më tej gjatë mandatit tuaj si Kryeministër.

Integrimi i mëtejshëm euro-atlantik është çelësi për stabilitetin dhe zhvillimin ekonomik në Kosovë. Norvegjia do të vazhdojë të sigurojë mbështetje për proceset e nevojshme të reformave.

Normalizimi i marrëdhënieve midis Kosovës dhe Serbisë do të ishte një hap i rëndësishëm përpara në këtë drejtim. Unë mund t’ju siguroj se Norvegjia do të ndjekë zhvillimet nga afër dhe do të vazhdojë të sigurojë ndihmë në këtë proces.

Mezi pres që të vazhdojmë të forcojmë bashkëpunimin tonë në fushat me interes të përbashkët.

Ju uroj çdo sukses në pozitë tuaj të re dhe me detyrat e rëndësishme përpara jush.

Të ngjashme