I pari i vendit, Avdullah Hoti në Ditën Ndërkombëtare të Humanizmit, ka thënë se u është mirënjohës të gjithë profesionistëve shëndetësorë, policëve e inspektorëve, për kontributin e jashtëzakonshëm që po japin në përballje me pandeminë Covid-19.
ai tha se edhe pas pothuajse 6 muajsh profesionistët shëndetësor janë duke rrezikuar shëndetin e tyre pë tu dalë në ndihmë të prkeurve me Coronavirus.
Njoftimi i plotë:
Sot, në Ditën Ndërkombëtare të Humanizmit, u jemi mirënjohës të gjithë profesionistëve shëndetësorë, policëve e inspektorëve, për kontributin e jashtëzakonshëm që po japin në përballje me pandeminë Covid-19. Edhe pas pothuajse 6 muajsh punë, duke e rrezikuar shëndetin e tyre, ata vazhdojnë të besojnë dhe t’i shtojnë përpjekjet për t’u dalë në ndihmë të sëmurëve.
#Respekt #vendosemasken