Kryeministri i Republikës së Kosovës, Avdullah Hoti ka pranuar telegram urimi nga Shkëlqesia e tij Dr. Omar AL RAZZAZ, kryeministër dhe ministër i Mbrojtjes i Mbretërisë Hashemite të Jordanisë me rastin e zgjedhjes së tij në krye të Qeverisë.
Në telegramin e urimit thuhet:
Shkëlqesi,
Kam kënaqësinë t’ju shpreh urimet e mia më të sinqerta Shkëlqesia juaj për marrjen e detyrës së Kryeministrit të Republikës së Kosovës.
Dhe në këtë rast, do të doja t’ju dëshiroja të gjitha sukseset e mundshme për përpjekjet tuaja, duke pritur edhe bashkëpunim të ngushtë me ju për të zgjeruar më tej bashkëpunimin ndërmjet dy vendeve tona dhe shkëmbim ndërmjet dy popujve tanë.
Shkëlqesi, ju lutemi pranoni garancitë e konsideratave të mia më të larta.