Kryeministri Hoti priti në takim Ambasadorin e Gjermanisë në Kosovë, Christian Heldt

Prishtinë | 10 Qer 2020 | 16:59 | Nga Ekonomia Online

Kryeministri i Republikës së Kosovës, Avdullah Hoti, priti në takim Ambasadorin e Gjermanisë në Kosovë, Christian Heldt, me të cilin diskutoi zhvillimet politike në Kosovë dhe bashkëpunimin midis Kosovës dhe Gjermanisë.

Me këtë rast, Kryeministri Hoti informoi Ambasadorin Heldt për prioritetet e Qeverisë së Kosovës dhe angazhimin e saj për rimëkëmbjen dhe zhvillimin ekonomik, si rezultat i pandemisë COVID-19, agjendën e reformave evropiane, luftën kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar dhe Platformën e Qeverisë së Kosovës për dialogun me Serbinë.

Kryeministri Hoti falënderoi Ambasadorin Heldt për mbështetjen e gjithanshme që Gjermania i dha dhe vazhdon t’i japë Kosovës, duke shprehur përkushtimin e Qeverisë së Kosovës për të thelluar bashkëpunimin e mëtutjeshëm midis dy vendeve.

“Qeveria dhe populli i Kosovës janë gjithmonë mirënjohës ndaj shtetit dhe popullit gjerman për mbështetjen ndaj Kosovës në shtetndërtim, zhvillim ekonomik dhe forcimin e sundimit të ligjit, si dhe për avancimin e demokracisë në vend”, tha kryeministri Hoti, duke vlerësuar projektet dhe investimet konkrete të Gjermanisë, të cilat forcojnë ekonominë e Kosovës dhe subjektivitetin ndërkombëtar të vendit.

Të ngjashme