Në rastin e parë në krahasim me të dytin, dallimi mes të ardhurave është veç 1000 €, që i bie se familja e dytë është veç rreth 15% më e varfër se sa familja e parë, ndërsa përfiton 100% në shumën për fëmijë.
E njëjta logjikë aplikohet në rastin e tretë në krahasim me të dytin dhe me të parin.
Fokusi për barazi shoqërore në Kosovë duhet të jetë në krijimin e vendeve të reja të punës, ku shumë njerëz të papunë e kanë jetën shumë më të vështirë se sa familjet që kanë të ardhura vjetore nga 5 mijë € deri në 7 mijë €.
Për këto familje që kanë të ardhura, më e logjikshme do të ishte të bëhet një politikë lehtësuse në tatimin në të ardhura. Për shembull nëse një familje ka të ardhura 7 mijë € në vit, edhe ka 3 fëmijë nën 18 vjeç, atëherë nga tatimi total që ka paguar në të ardhura, merr 15% nga shteti si lehtësim.
Nëse ka veç 2 fëmijë, atëherë 10% të tatimit total të paguar.
Kështu edhe ndihmohen familjet me fëmijë, stimulon ekonominë, por edhe ndjehen njerëzit më fer të trajtuar nga shteti.
Përfitimi i një familje 100% më shumë veçpse ka të ardhura 15% më pak se fqinji i tij, sinqerisht lë hapësirë për pakënaqësi.
Nëse je i majtë dhe don programe për dashni në popull, atëherë banu pak edhe fer, se Marksi idhnohet.
P.S.
Ekonomistët fort i kqyrin këto detaje. Prandaj u shkojnë në nerva politikanëve.