Kryeministri i Malit të Zi uron Kurtin për Pavarësinë e Kosovës

Prishtinë | 19 Shk 2025 | 13:16 | Nga Ekonomia Online

Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti ka pranuar letë urimi nga kryeministri i Malit të Zi, Milojko Spajić me rastin e 17-vjetorit të shpalljes së Pavarësisë së Kosovës, raporton Ekonomia Online. 

“Më vjen mirë që mund të them se marrëdhëniet dypalëshe ndërmjet Malit të Zi dhe Republikës së Kosovës vazhdojnë të zhvillohen në frymën e fqinjësisë së mirë dhe respektit të ndërsjellë. Besoj se në periudhën në vijim duhet të merren parasysh modalitetet për rritjen e mëtejshme të bashkëpunimit, veçanërisht kur bëhet fjalë për lidhjen infrastrukturore dhe forcimin e aktivitetit ekonomik”, thuhet në urimin e kryeministrit Spajić.

Ai gjithashtu është shprehur i bindur në përmbushjen e pritjeve të partnerëve evropianë, për të arritur qëllimin tonë strategjik – anëtarësimin e plotë në Bashkimin Evropian, i cili ndër të tjera, do të krijojë perspektivë për prosperitet ekonomik.

Të ngjashme