Kryeministri i Pakistanit kërkon nga Facebooku t’i bllokojë përmbajtjet anti-islame

Prishtinë | 26 Tet 2020 | 17:20 | Nga Ekonomia Online

Kryeministri i Pakistanit, Imran Khan i ka shkruar një letër themeluesit të Facebookut, Mark Zuckerberg, duke i kërkuar që t’i bllokojë përmbajtjet islamofobe.

Në letër, Khan ka thënë “rritja e islamoofobisë” është duke inkurajuar urrejtjen, ekstremizmin dhe dhunën e sidomos në përdorimin e rrjeteve sociale.

Kjo ka ardhur një ditë pasi Khan e ka akuzuar presidentin e Francës, Emmanuel Macron për “sulm ndaj islamit”, shkruan BBC, transmeton KOHA.

Në letrën të cilën e ka publikuar në Twitter, Khan i është referuar vendimit të Facebookut për të bllokuar çdo përmbajtje e cila kishte të bënte me Holocaustin. Ai ka thënë se të njëjtat rregulla do duhej të përdoreshin edhe në përmbajtjet të cilat janë anti-islame.

Të ngjashme