Kryeministri, Ramush Haradinaj, ka përmendur 2.5 milionë euro dëme të shkaktuara në Komunën e Mamushës, nga vërshimet.
“Jemi njoftuar se dëmet nga vërshimet kapin shumën 2.5 milionë euro,” tha Haradinaj në mbledhjen e Qeverisë së Kosovës, raporton EkonomiaOnline.
Mirëpo Ministri i Financave, Bedri Hamza, duke mos saktësuar shumën e përmendur nga Haradinaj, tha se në mbledhjen e radhës do të vijnë me propozim konkret.
“Ne do të vijmë me një propozim të ardhshmë për lartësinë e shumës që do të ndajmë. Do të vijmë me propozim konkret. Ne sot e pranojmë dhe e përktahim kërkesën e tyre, por për shumën do të vijmë në mbledhjen e radhës,” tha Hamza.