Autostrada Prishtinë-Mitrovicë do të mbajë emrin e heronjve

Prishtinë | 03 Shk 2018 | 11:13 | Nga Mehmet Krasniqi Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Kryeministri Ramush Haradinaj ka pritur në takim familjarët e Heronjve të Kombit, Zahir Pajaziti, Edmond Hoxha e Hakif Zejnullahu.

Haradinaj u ka dorëzuar familjarëve nga një kopje të vendimit të Qeverisë që rruga Prishtinë – Mitrovicë të marrë emrin e këtyre heronjve.

Gjithashtu, kryeministri u ka ndarë edhe nga një flamur kombëtar, raporton Ekonomia Online.

Me këtë rast kryeministri tha se është i nderuar që familjeve po u dorëzon vendimin e qeverisë për emërimin e rrugës në emër të tre heronjve. Kreu i ekzekutivit tha se do të mbështes familjet e dëshmorëve e të rënëve për liri.

“Po dua mi uru familjarët që Kosova ka emëruar auto rrugën me emrin e tre heronjve. Kom pas nderin tu shpërndaj nga një kopje të vendimit. Iniciativën për emërimin e rrugës e ka dhënë kryetari i kuvendit, qeveria e ka miratuar”.

Babai i Hakif Zejnullahut, Sabit Zejnullahu, e ka mirëpritur vendimin e qeverisë, duke mos e konsideruar atë të vonuar.

“E kom prit këtë vendim, kemi marrë në thue gjatë rrugës po apet nuk është vonë. I falënderojmë të gjithë”.

Zejnullahu komentoi edhe flamurin kombëtar që mori nga kryeministri, raporton EO.

“Na kemi jetuar natë e ditë me këtë flamur kombëtar, kemi pas gëzim të madh, tash jemi dy shtete”.

Qeveria ka marrë vendim për emërimin e rrugës Prishtinë – Mitrovicë me emrat e Heronjve të Kombit, Zahir Pajaziti, Edmond Hoxha e Hakif Zejnullahu. Kjo ishte iniciativë e kreut të Kuvendit Kadri Veseli.

Të mërkurën janë bërë 21 vite nga rënia e luftëtarëve të radhëve të para të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Zahir Pajaziti, Edmond Hoxha dhe Hakif Zejnullahu.

Ata janë vrarë më 31 janar të vitit 1997 në Pestovë të Vushtrrisë, në një pritë të organizuar nga policia serbe.

 

 

Të ngjashme