Kryeministri i Italisë, Giuseppe Conte, ka thënë se Bashkimi Europian rrezikon të dështojë si një projekt në krizën e koronavirusit.
Ai thotë se BE-ja duhet të veprojë në një mënyrë adekuate dhe të koordinuar për të ndihmuar vendet që goditen më shumë nga virusi.
Conte në një intervistë për BBC thotë se Bashkimi Europian duhet të ngrihet në sfidën e asaj që ai e quan “provën më të madhe që nga Lufta e Dytë Botërore”.
Kjo ishte intervista e tij e parë me mediumin britanik që nga përhapja e koronavirusit në Itali.
Ai po tregonte se si Italia dhe disa vende të tjera të BE-së po përpiqen të bindin më shumë anëtarë të bllokut të pajtohen për “obligimet e Coronavirusit” duke ndarë mjete të gjitha vendet anëtare për të ndihmuar.
Në mënyrë të veçantë Holanda ka kundërshtuar idenë, duke çuar në një përplasje midis ministrave të financave të eurozonës.
“Nëse ne nuk shfrytëzojmë mundësinë për të vënë jetë të re në projektin evropian, rreziku i dështimit është real”.