Kryeministri italian, Giuseppe Conte, ministri i shëndetësisë Roberto Speranza dhe ajo e punëve të brendshme, Luciana Lamorgese, do të merren në pyetje në lidhje me trajtimin e pandemisë së coronavirusit në vend.
Sipas mediave të huaja, prokurorët nga Bergamo – qyteti më i goditur nga virusi – kanë nisur një hetim të gjerë për krizën shëndetësore, që la të vdekur rreth 34 mijë njerëz në Itali.
Ata ngritën çështjen mbi “zonën e kuqe” të cilën nuk morën masa paraprake rreth qyteteve Nembro dhe Alzamo – ndërsa zyrtarët rajonalë dhe qeveria fajësonin njëra-tjetrën.
Qeveria identifikoi zonën e parë të kuqe rreth qytetit Codogno, 24 orë pasi mjekët zbuluan një pacient me coronavirus.
Pas kësaj bllokoi 10 qytete të tjera, zona të mëdha të veriut – përpara se të imponohej bllokimi mbarëkombëtar.
Conte, ministri i shëndetësisë dhe ministrja e brendshme, u thirrën të mërkurën nga prokurorët në Romë për t’u marrë në pyetje.