Kryeministri kroat uron Kurtin për formimin e Qeverisë së re

Prishtinë | 14 Shk 2026 | 13:52 | Nga Ekonomia Online

Në ditën e dytë të Konferencës së Sigurisë në Mynih, Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, zhvilloi një takim bilateral me Kryeministrin e Kroacisë, Andrej Plenković.

Kryeministri Plenković shoqërohej edhe nga Ministri i Punëve të Jashtme dhe Çështjeve Evropiane të Kroacisë, Gordan Grlić-Radman, e ku nga zyra e kryeministrit të Kosovës, thonë se ai uroi Kurtin për formimin e Qeverisë së re.

Por po ashtu në takim thuhet të jetë biseduar edhe për situatën në rajon, sigurisë dhe mbrojtjes, bashkëpunimit bilateral dhe luftimin e krimit të organizuar.

“Rreth thellimit të bashkëpunimit, u diskutua edhe për mundësinë e një mbledhje të përbashkët mes dy qeverive. Me Kroacinë ndajmë vlera të përbashkëta, dhe ajo është përkrahëse e jona për anëtarësim në NATO dhe Bashkimin Evropian”, thuhet nga ZKM.

Të ngjashme