Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka komentuar ndeshjen e mbrëmshme ndërmjet Kosovës dhe Lituanisë, raporton Ekonomia Online.
Ai ka thënë se sportistët bënë lojë të bukur dhe po ashtu e bënë krenar Kosovën me qëndrimin e pathyer.
“Mbrëmë mjaftoi goli i hershëm për fituar ndeshjen. Djemtë tanë e përmbyllen këtë cikël me fitore, ndërsa na presin mundësi tjera për t’u promovuar tutje. Na kanë kënaqur me lojën e bukur, e krenar me qëndrimin e pathyer. Suksese tutje!” ka shkruar Kurti.
Kosova mbrëmë ka fituar ndeshjen me Lituaninë me rezultat 1:0.