Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, priti në takim Shefin e EULEX-it, Lars Gunnar Wigemark.
Qeveria e Kosovës është e vendosur të ndërtojë Shtetin e së Drejtës në vendin tonë. Sundimi i Ligjit nuk ka alternativë. Në takim u diskutua për mënyrat e mundshme të përkrahjes për Qeverinë në lëmitë ku përvoja dhe aftësitë e EULEX-it përbëjnë një ndihmë të konsiderueshme.
Kryeministri Kurti ndër të tjera, theksoi rëndësinë e madhe të adresimit të gati 300 mbetjeve mortore në Morgun e Prishtinës. Për këtë u premtua bashkëpunim nga ana e EULEX-it.
Në takim ishin prezent edhe Këshilltarja Ligjore e Kryeministrit znj. Furtuna Sheremeti dhe këshilltarët e EULEX znj. Ismije Beshiri dhe z. Daniele Pancheri.