Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, u takua dje me autorin dhe analistin politik, Jasmin Mujanović.
Ai po qëndron në Kosovë dhe mori pjesë në një panel diskutimi në Forumin për Gratë, Paqen dhe Sigurinë.
“Përgjatë bashkëbisedimit të tyre, u prekën tema kyçe për rajonin e Ballkanit Perëndimor si situata e sigurisë, dhe sfidat e përbashkëta. U theksua dhe progresi demokratik që ka njohur vendi ynë, veçanërisht performanca pozitive në indikatorët ekonomikë dhe arritjet në këto tri vjet qeverisje.
Duke e falënderuar z. Mujanović për kontributin e tij përmes studimeve e analizave të ndryshme, kryeministri shprehu mirënjohjen për punën e tij si dhe pranoi librin më të fundit të autorit, të titulluar “Boshnjakët: Shtetësia pas Gjenocidit”, thuhet në njoftimin e Zyrës së Kryeministrit.