Kryeministri Kurti thërret në takim përfaqësuesit politik të Luginës të hënën ora 8 të mëngjesit

Prishtinë | 11 Pri 2022 | 08:06 | Nga Ekonomia Online

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka thirrur përfaqësuesit politik shqiptarë të Bujanocit dhe Preshevës në takim për ditën e hënë 11 prill. 

Siç mësohet takimi është planifikuar të mbahet në orën 8 të mëngjesit ndërsa janë ftuar Ardita Sinani, Ragmi Mustafa, Sami Salihu, Shqiprim Arifi, Naser Haziri, Shaip Kamberi, Nagip Arifi dhe Shqiprim Musliu.

“Takimi ka për qëllim diskutimin më të gjerë për gjendjen e shqiptarëve në Luginën e Preshevës”, thuhet në ftesën e Kryeministrit dërguar përfaqësuesve politik të Luginës.

Për ditën e hënë është thirrur seancë e jashtëzakonshme nga kuvendi komunal i komunës së Preshevës për shkarkimin e kryetares së tanishme Ardita Sinani.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme