Kryeministri Mustafa dhe ministri Hoti vizitojnë kompaninë M&Sillosi

Xerxë | 18 Mar 2017 | 19:41 | Nga Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Kryeministri Isa Mustafa, gjatë qëndrimit në Rahovec, bashkë me ministrat Avdullah Hoti dhe Hykmete Bajrami dhe zyrtarë tjerë të Qeverisë vizituan Fabrikën e Miellit “M&Sillosi”.

Të shoqëruar nga drejtuesit e kompanisë, ata vizituan ambientet e fabrikës, ku u njoftuan për punën, rezultatet si dhe standardet e kësaj fabrike.

Sipas një komunikate shtypi nga “M&Sillosi”, theks i veçantë në këtë takim i është kushtuar rritjes së grumbullimit të grurit vendor. Vetëm gjatë vitit 2016, “M&Sillosi” ka arritur rekord me rreth 27 000 ton të grumbulluara, kanë bërë të ditur drejtuesit e kompanisë.

Kryeministri Mustafa ka përgëzuar menaxhmentin për të arriturat dhe ka ofruar përkrahje në rritjen e prodhimtarisë vendore, që sipas tij, është çelësi i zhvillimit ekonomik të vendit.

“M&Sillosi” me kapacitete të depozitimit prej 60,000 ton dhe kapacitete të prodhimit prej 600 ton në ditë është njëra nga Fabrikat më të mëdha të përpunimit të grurit dhe më modernja në rajon.

Image may contain: 3 people, people standing, tree, sky, shoes and outdoor

Image may contain: 8 people, people sitting, table and indoor

Image may contain: 6 people

Image may contain: one or more people and people standing

Image may contain: 5 people, people standing and suit

Image may contain: one or more people and people standing

Të ngjashme