Këngëtarja Elhaida Dani ndodhet në Rusi.
Ajo është pjesë e shfaqjes “Katedralja e Parisit” që luhet në Pallatin e Kremlinit. Elhajda ka një nga rolet kryesore atë të “Esmeraldës”.
Elhaida është ndjerë e nderuar nga kryeministri i Rusisë Dmitry Medvedev, i cili pas shfaqjes i ka dhuruar një buqetë lulesh.
“E nderuar të marr këtë buqetë me lule nga kryeministri i Rusisë, zoti Dmitry Medvedev, mbrëmë pas shfaqjes!” ka shkruar Elhaida në postimin e saj.