Elhaida Dani në “Notre Dame de Paris”

Prishtinë | 22 Sht 2016 | 23:55 | Nga

Këngëtarja është shprehur e lumtur që është bërë pjesë e familjes së spektaklit muzikor “Notre-Dame de Paris”, duke e cilësuar këtë si një hap të rëndësishëm në karierën e saj.

Elhaida Dani do të interpretojë rolin e Esmeraldës në shfaqjen e “Notre-Dame de Paris”, e cila do të mbahet në Pallatin e Kongreseve të Parisit.

Lajmin për këtë gjë e ka bërë të ditur vetë këngëtarja përmes një postimi në Instagram. Këngëtarja e ka cilësuar këtë si një hap të rëndësishëm në karrierën e saj.

“Me shume kenaqesi me ne fund mund te anuncoj pjesmarrjen time ne produksionin e fundit te Notre-Dame de Paris – France, i cili do te shfaqet ne Pallatin e Kongreseve te Parisit duke filluar nga 23 nentori.Do kem nderin te interpretoj rolin e Esmeraldes ne castin 2.Kete mundesi e konsideroj nje hap shume te rendesishem te karrieres sime artistike dhe per kete dua te falenderoj Riccardo Cocciante, Luc Plamondon, Gilles Maheu, Charles & Nicolas Talar qe besuan ne mua. Takohemi ne Paris”, shkruan ajo.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme