Kryeministri spanjoll Pedro Sanchez ka mbërritur në La Palma në Ishujt Kanarie ku një shpërthim vullkanik ka rezultuar në evakuimin e 5,000 njerëzve.
Sipas mediave të huaja, përcjell Telegrafi, pamjet ajrore treguan lavë nga vullkani Cumbre Vieja që u derdh poshtë dhe shkatërroi disa shtëpi.
Sanchez tha se autoritetet po monitorojnë nga afër zjarret që mund të fillojnë nga djegia e lavës. Rojet ushtarake dhe civile janë vendosur për të ndihmuar.
Vullkani shpërtheu për herë të fundit 50 vjet më parë.
Ai shtrihet në jug të ishullit La Palma, i cili është shtëpia e rreth 80,000 njerëzve.
Shpërthimi thuhet se filloi rreth orës 15:00 me kohën lokale dhe dërgoi lavë që zbriste poshtë kodrës drejt fshatrave.
Jonas Perez, një udhëzues turistike lokale, tha se ai ende mund të ndiente dridhje nga shpërthimi.
Siç bëhet e ditur, atje kishte urdhra evakuimi të detyrueshëm për katër fshatra, përfshirë El Paso dhe Los Llanos de Aridane, dhe u ngritën strehimore të përkohshme. Deri tani nuk është raportuar për viktima.