Kryeministri spanjoll Mariano Rahoy tha se është arritur “pika kritike” për çështjen e Katalonisë dhe njoftoi masa konkrete nga qeveria për të marrë kontrollin e rajonit që kërkonte pavarësinë, pasi për këtë tha se ka siguruar mbështetjen e partive kryesore opozitare.
“Ne kemi arritur në një pikë kritike,” tha Rahoy në një konferencë shtypi pas samitit të udhëheqësve të BE-së në Bruksel.