Kryeministri i vendit, Isa Mustafa, ka zhvilluar sot një takim pune me odat ekonomike dhe përfaqësuesit e bizneseve në Kosovë.
Lajmin për këtë takim, Mustafa e ka bërë të ditur në një postim në Facebook.
“Gjatë takimit, ku ishin të pranishëm ministrat Bajrami, Krasniqi dhe Hoti, biseduam për reformat e fuqishme që planifikojmë të ndërmarrim në tregti, në bujqësi, në fushën e teknologjisë informative dhe komunikuese, për reformat fiskale si dhe për zonat industrial”, ka shkruar Mustafa.
“Së bashku, shprehëm përkushtimin e dyanshëm për fuqizimin e mëtejshëm të zhvillimit ekonomik në vend, përmes koordinimit të plotë të bizneseve dhe institucioneve, si dhe përqendrimit maksimal në rritjen ekonomike, krijimin e vendeve të reja të punës dhe përmirësimin e mirëqenies sociale”.