Diku në tetor të vitit të kaluar Ivica Daçiq, kryediplomati serb kishte deklaruar se Guinea Bissau, shteti i Afrikës Perëndimore, e ka tërhequr vendimin për njohjen e pavarësisë së Kosovës. Daçiq kishte thënë se për këtë e kishte njoftuar personalisht kryeministri i këtij vendi, ndërsa, sipas tij, Prishtinës i është dërguar një notë verbale rreth vendimit.
Ndërkohë, vetë kryeministri i këtij shteti kishte theksuar në Beograd se ai nuk ka gjetur asnjëherë dokument që tregon se Guinea Bissau ka marrë vendimin për njohje.
Në këtë histori ishte përfshirë edhe ministri i Jashtëm i Kosovës, Behgjet Pacolli, i cili gjatë janarit kishte demantuar gjithë këto duke thënë se Guinnea Bissau ka konfirmuar përsëri njohjen e Kosovës.
Por, sot kryetarja e Parlamentit të Serbisë Maja Gojkoviq ka thënë se është e lumtur që mund të thotë se Guinnea Bissau e mbështet integritetin territorial të Serbisë me Kosovën si pjesë të saj. Këto komente ajo i ka bërë një ditë pasi ka thënë se edhe Gana, një shtet tjetër, i Afrikës, nuk e njeh Kosovën.
“Serbia është shtet i pasur dhe i zhvilluar, Kosova është pjesë e Serbisë” citojnë mediat serbe Cipriano Cassam kryetarin e Parlamentit të Serbisë dhe kryetarin e Komitetit Ekzekutiv të Unionit Parlamentar Afrikan.