Kryetarja e Kuvendit të Kosovës, Vjosa Osmani ka uruar besimtarët ortodoksë me rastin e festës së Pashkëve.
Në mesazhin e saj thuhet:
“Në këto ditë kur po përballemi nga pandemia Covid-19, Festa e Pashkëve ortodoks duhet të shërbejë për ta bartur mesazhin e unitetit dhe solidaritetit njerëzor.
Ashtu siç Pashka simbolizon kalimin nga e përkohshmja në të përjetshmen, duhet ta ringjallim forcën për të ecur përpara me besim tek njëri-tjetri për një të ardhme më të mirë!
Për shumë mote Pashkët, gjithë besimtarëve ortodoksë!