Kryeprokurori i Shtetit Aleksander Lumezi, përmes një letre publike, ka njoftuar se së bashku me policinë janë duke punuar në zbardhjen e vrasjes së 6 vjeçarit, shkruan EkonomiaOnline.
Shkrimi i plotë
Më 17 korrik, një djalosh i vogël nëntë vjeç u vra në Fushë Kosovë. Vendi ynë, institucionet e drejtësisë dhe qytetarët janë të tronditur nga humbja tragjike e djaloshit të ri. Me zemër dhe shpirt ndajmë dhembjen me familjen dhe miqtë.
Vrasësi i dyshuar është arrestuar dhe po mbahet në paraburgim. Policia e Kosovës dhe Kryeprokurori i Shtetit i Republikës së Kosovës, po punojnë së bashku në rishikimin e plotë të procedurave, veprimeve dhe rrethanave të kësaj tragjedie të hatashme. Do të punojmë me zell për të trajtuar mangësitë e identifikuara dhe për të zhvilluar protokolle më të mira, të cilat do të mbrojnë më mirë qytetarët, veçanërisht ata që janë më të cenueshëm në shoqërinë tonë.
I shprehim ngushëllimet tona më të thella familjes në këto momente të rënda.