Lideri i Iniciativës Qytetare SDP, Oliver Ivanoviq, është vrarë gjatë një atentati në Mitrovicë. Lajmin për Ekonomia Online e ka konfirmuar, kryeprokurori i Prokurorisë Themelore në Mitrovicë, Shyqyri Syla.
Syla tha se atentati ka ndodhur para selisë së partisë të udhëhequr nga Ivanoviq.
Ai për EO, tha se deri më tani nuk ka ndonjë të dyshuar lidhur me rastin.
Ivanoviq u arrestua në vitin 2014 për krime lufte në vitin 1999 dhe 2000 në Mitrovicë. Ai akuzohej për vrasje, dëmtim prone dhe dëbim të shqiptarëve nga veriu i Mitrovicës. Sa ishte në paraburgim, ai hyri në grevë urie në kërkim të mbrojtjes në liri. Në gjykimin ndaj tij dëshmoi edhe ish kryeministri i Kosovës, Bajram Rexhepi.
Dëshmitarët thanë së gjatë luftës e kanë parë me uniformë dhe të armatosur. Gjykimi i tij pati shumë lot nga dëshmitarët që ishin prezentë në çastet kritike të krimeve në veri. Dëshmitari Isa Mustafa tha se ishte i pranishëm në ditën kritike në jug në vitin 1999 dhe e pa aty Oliver Ivanoviqin. Ivanoviq u dënua për krime lufte të kryera në vitin 1999 me 9 vjet burg. Edhe pse u dënua më pesë vite burgim, Ivanoviq u la në arrest shtëpiak. Ivanoviq u gjykua nga një trup i gjykatësve ndërkombëtarë të EULEX-it