Gjithmonë kanë bërë gjëra në Tolyatti. Në ditët e regjimit komunist qyteti ishte shtëpi e auto-industrisë sovjetike, përgjigje e Rusisë ndaj Detroitit.
Qyteti u ngrit rreth fabrikës së gjerë të makinave që qëndron në zemrën e tij, i projektuar në mënyrë specifike për të ushqyer 320 kilometra linjë prodhimi të pjesëve, materialeve të ndryshme të makinave.
Fabrika është ende atje dhe drejtohet nga AvtoVaz, në pronë të Renault-Nissan. Ndërtesat e saj shtrihen në disa blloqe, oxhaqet e larta lëshojnë tym të madh në qiell dhe e gjithë kjo rezulton me shkëlqimin në parkingun e gjerë 1.6 kilometra. Fabrika është ende fokusi kryesor i qytetit, por nuk është si ishte dikur.
AvtoVaz është goditur nga rënia e ekonomike e Rusisë si dhe nga sanksionet e Perëndimit. Për këtë Tolyatti ka vuajtur. Në vitin 2016, fabrika, më e madhja në Rusi dhe një nga më të mëdhatë në botë, ndërroi orarin duke e shkurtuar në vetëm katër ditë pune në javë