Kryeqyteti shumëngjyrësh, qytetarët të kënaqur me dekorimin e shesheve

Prishtinë | 04 Dhj 2019 | 17:40 | Nga Hasan Hoti Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Dritat shumëngjyrëshe të ndezura në të gjitha sheshin e kanë zbukuruar Prishtinën.

Shtëpizat e vendosura në sheshin “Zahir Pajaziti”, janë bërë vendi më i preferuar i qytetarëve.

Ndërkaq, ishin të shumtë njerëzit që fotografoheshin te bredhi i Vitit të Ri.

Një qytetar që kishte ardhur nga diaspora, tha për EkonomiaOnline se po i pëlqen zbukurimi i shesheve këtë vit.

“Vend më të bukur se këtu nuk ka. Jetoj jashtë në Berlin të Gjermanisë, që 50 vjet. Jo ky vit është viti më i lumtur dhe më duket se do të jetë”, tha ai.

Zbukurimi i sheshit po i pëlqen edhe këngëtarit, Sabri Fejzullahut.

“Shumë bukur, shumë po më pëlqen edhe po ma qon mallin si në perëndim, gjithkund kur bëhen për festat e fundvitit, kjo është mrekulli e Zotit”, tha ai.

Edhe këtë vit, Nur Alkhazali, tha se presin më shumë qytetarë të vijnë te shtëpizat e vendosura në shesh.

“Çdo vit kemi pasur mirë punë, na ka shkuar mirë dhe po presim që edhe këtë vit të shtohen njerëzit, kështu që i presim me ardhë edhe më shumë këtë vit. Ne u ofrojmë kafe, vera të nxehta, çokollata të nxehta e qaja”, tha ajo.

E kënaqur me zbukurimin e shesheve u shpreh edhe Blerina Elshani. Tha se këtë vit, zbukurimi i sheshit është bërë më mirë.

“Më mirë këtë vit se vitet tjera, diçka ma ndryshe më e pëlqyeshme për qytetarët, për mua sigurisht më shumë më pëlqen”, tha ajo.

Ridvan Emini, menaxher në “Verë n’dimër”, tha se edhe këtë vit ky i kanë vendosur shtëpizat në sheshet e Prishtinës.

“Sot kanë filluar festat e fundvitit këtu në sheshin “Zahir Pajaziti”, është viti i pestë që “Verë n’dimër” është prezent, faktikisht ne e kemi sjellë këtë ide dhe u rrit ideja dhe bizneset. Kryesisht nga produktet kemi kjo “Verë n’dimër”, identifikohet me verë të nxehtë është produkt i Grazit të Austrisë dhe ne e kemi këtë”, tha ai.

Si në vitet e tjera edhe kësaj radhe, detyra për zbukurimin e shesheve në kryeqytet, i është besuar kompanisë “Anea Group”.

E njëjta, ka nënshkruar një kontratë me Komunën e Prishtinës, ku sipas kësaj kontrate, planifikohet zbukurimi i kryeqytetit për festat e fundvitit, për 3 vite rresht, nga kjo kompani.

Në bazë të kësaj kontrate, për çdo vit, komuna e Prishtinës, harxhon rreth 63 mijë euro për zbukurimin e kryeqytetit.

Të ngjashme