Kryeshefi i Agjencisë për Zhvillimin e Bujqësisë (AZhB), Agim Nuha, i cili u arrestua sot, në llogarinë e tij në Facebook, ka shpërndarë shumë lajme nga faqet përkrahëse të Vetëvendosjes.
Sipas postimeve në faqen e tij, Nuha promovonte disa nga figurat kyç të VV-së, transmeton Periskopi.
Nuha ishte emëruar si ushtrues detyre i kryeshefit të AZhB-së, në shkurt të vitit 2020, pra në kohën kur Qeverinë e Kosovës e udhëhiqte Albin Kurti.