Kryeshefi i KEDS-it thotë se për krizën energjetike u njoftuan institucionet – Deputetët: Investimet po u faturohen qytetarëve

Prishtinë | 02 Dhj 2022 | 16:09 | Nga Gzim Mujaj Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Komisioni Hetimor Parlamentar në lidhje me procesin e vendimmarrjes në sektorin e energjisë për periudhën 2006-2022, në nivelin legjislativ, ekzekutiv, rregullator dhe në ndërmarrje publike e ka intervistura Alpin Dogan, kryeshef ekzekutiv në KEDS nga viti 2021, raporton Ekonomia Online.

Deputeti i VV-së Mefail Bajqinovci e pyeti atë për njësorët “Kohler”, që ka sjellë kjo kompani e që sipas deputetit kanë matur gabim dhe për këtë janë dënuar 6 persona.

“Ky kontingjent prej 60 mijë njehsorësh ka matur gabim, rasti ka shkuar në Gjykata janë arrestuar 6 persona, 4 shqiptar dhe 2 turq. A i keni larguara pas këtij dënimi këta njehsorët”, pyeti deputeti.

Dogan u përgjigj se Gjykata ka vendosur në favor të KEDS-it dhe personat e arrestuar janë shpallur të pafajshëm.

“Ky rast ka qenë përpara së me qenë unë drejtor. Janë raportet që janë marr nga laboratorë ndërkombëtar më dijeni time gjykata ka vendosur në favor të KEDS dhe ata 6 persona janë shpallur të pafajshëm”.

Bajqinofci pyeti përsëri se a janë larguar edhe 20 mijë njehsor që ende janë në treg.

Kryeshefi duke iu përgjigjur deputetit tha se kjo ka ndodhur pa qenë ai drejtor dhe se në Komision do të dërgojnë edhe vendimin e Gjykatës me të gjitha detajet.

Deputeti Bajqinofci ka pyetur se a ka pasur raste kur kanë gënjyer për mungesë të energjisë dhe për këtë janë dënuar me 8 milionë euro nga ZRrE-ja.

“Dënimi i fundit nuk kanë pasur lidhje me ndërprerje, por për shkelje financiare”, tha Dogan.

Kryeshef Ekzekutiv i KEDS-it tha se deri me tani në Kosovë janë bërë 206 milionë euro investime.

Përderisa Bajqinovci tha se këto investime i janë faturuar qytetarët të Kosovës, gjë që u konfirmua nga Dogan.

“Është e saktë kjo, ka të bëjë se si drejtohen këto kompani”, tha ai.

Deputeti i LDK-së Armend Zemaj ka pyetur kryeshefin për krizën energjetike dhe se ka pasur shkresa që Kosova është duke hyrë në krizë. Ai po ashtu pyeti se sa ka pasur humbje kjo kompani.

Kryeshefi i KEDS u përgjigj se për krizën energjetike në Kosovë ka pasur mbi 20 shkresa të cilat u janë dërguar ministrive, ZRrE-së, Kuvendit si dhe kur ka pasur rreziqe shkresa kanë dërguar edhe në kryeministri.

Ai tha se kompani KEDS dhe KESCO kanë pasur 46 milionë euro, sipas tij kur ZRRE-ja është lajmëruar se çmimet janë duke u rritur në rajon, ata janë përgjigjur se këto çmime janë spekulime.

“Po kemi mbi 20 shkresa, këto shkresa janë dërguar ministrive, ZRrE, Kuvendit dhe kur kemi parë se ka pasur rreziqe edhe më shumë, ju kemi dërguar shkresë edhe kryeministrit. Ne punojmë më shumë se 20 vende si kompani private. Deri në vitin 2021 dy kompanitë KEDS dhe KESCO kanë deklaruar 46 milion euro humbje. ZRrE-ja ka thënë se çmimet janë spekulative”, tha Dogan.

Deputeti i VV-së Halil Thaçi pyeti kryeshefin për premtimin që kanë dhënë për investim deri në 300 milionë euro e sipas tij, ai është investim i qytetarëve dhe jo i kompanisë, raporton EO.

Kryeshefi Dogan u përgjigj se deri me tani kanë investuar 206 milionë euro dhe se ky investim i faturohet qytetarëve sepse ky është sistemi mbi të cilin funksionojnë.

Të ngjashme