Kryesia Kryesia e Kuvendit do të mblidhet sot në orën 17:00 për të caktuar datën kur do të mbahet seanca për demarkacionin.
Kryeministri Ramush Haradinaj tha sot se seanca për votimin e demarkacionit me Malin e Zi do të mbahet të martën.
Seanca për demarkacionin është thirrur tri herë këtë vit, mirëpo asnjëherë nuk është vënë në votim për shkak se nuk ishin votat e duhura për të kaluar.
Me rikthimin e deputetes Donika Kadaj-Bujupi në AAK, janë siguruar 79 vota, dhe raportohet se duhet vetëm edhe një votë që demarkacioni të ratifikohet.