Kryesia e Kuvendit të Kosovës do të mblidhet në mëngjes për të përcaktuar rendin e ditës për seancën e radhës.
AktivPress mëson se anëtarët e Kryesisë, përfshirë shefat e grupeve parlamentare janë njoftuar mbrëmë se mbledhja do të mbahet në ora 9:30.
Një nga anëtarët e Kryesisë ka thënë se nuk është në dijeni nëse do të futet çështja e demarkacionit, por personalisht ka thënë se nuk pret të ndodh dicka e tillë.
“Nuk besoj se demarkacioni do të futet në rend dite të seancës së radhës, pasi Qeveria edhe ashtu ende nuk e ka përmbyllur debatin publik rreth kësaj cështje”; ka thënë ai.