Anëtarë të Kryesisë, deputetë, zyrtarë të LDK-së dhe familjarë, nën udhëheqjen e nënkryetarit të LDK-së, njëherësh kryetari i Komunës së Istogut, Haki Rugova kanë bërë homazhe sot, te varri i veprimtarit, avokatit dhe themeluesit dhe kryetarit të parë të LDK-së në Istog, Shaban Manaj në 19 vjetorin e vrasjes së tij.
Shaban Manaj ishte shembull i punës dhe përkushtimit për Kosovën, LDK-në dhe qytetarët e saj.
Familja Manaj ishin dhe mbesin luftëtarë të lirisë së Kosovës që sakrifikuan më të shtrenjtin e tyre për t’i dhënë Kosovës dhe qytetarëve të saj një fije shprese për një jetë të lirë dhe demokratike në atdheun e tyre.
Shaban Manaj ishte rrëmbyer dhe vrarë mizorisht më 23 korrik të vitit 2000. Vrasja e tij dhe e shumë veprimtarëve të LDK-së kurrë nuk u zbuluan nga organet e rendit dhe ligjit.