Në 20 vjetorin e vdekjes së Kryetarit të Degës së LDK-së në Mitrovicë, Latif Berisha dhe atdhetarit Agim Hajrizi, Kryesia e LDK-së bën nderime për dy figurat e çmuara të Mitrovicës.
Anëtarë të Kryesisë, strukturat e Degës së LDK-së në Mitrovicë me kryetarin e Degës, Safet Kamberin, familjarë dhe qytetarë kanë bërë homazhe te varri i Prof. Latif Berishës.
Në emër të Kryesisë, Sekretari i Përgjithshëm, Ismet Beqiri ka vlerësuar rolin dhe figurën e poetit, veprimtarit dhe profesorit të dalluar, Latif Berisha.
Poashtu Agim Hajrizi mbetet një prej sindikalistëve të paepur që kontribuoi për çështjen atdhetare.
Latif Berisha dhe Agim Hajrizi do të kujtohen gjithmonë dhe historia do t’i përmend si dy prej figurave më të rëndësishme të qytetit të Mitrovicës, që punuan për ngritjen e vetëdijësimit të popullit kosovar dhe për paqe.
Pas homazheve është mbajtur mbledhje solemne në Kuvendin e Komunës së Mitrovicës, ku u nderua jeta dhe vepra Latif Berishësë dhe Agim Hajrizit.