Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj me anë të një postimi në Facebook ka njoftuar për aderimet e reja.
Haradinaj ka theksuar se dyert e partisë janë të hapura për të gjithë ata që përqafojnë vizionin e Aleancës për vendin dhe mirëqenien e të gjithë qytetarëve.
“Me deputetin Haxhi Shala dhe kryetarin e AAK-së në Drenas Beqir Kiqina, i uruam mirëseardhjen në familjen tonë të përbashkët, Edmond Thaçit me kolegë. Ai së bashku me kryesinë e deritashme të rinisë së Nismës në Drenas, kanë vendosur që rrugëtimin e tyre politik, ta vazhdojnë në Aleancë. Dyert tona janë të hapura për të gjithë ata që përqafojnë vizionin e Aleancës për vendin dhe mirëqenien e të gjithë qytetarëve”, ka shkruar Haradinaj.