Kryesia e Kuvendit ka marrë vendim që nisma për shfuqizimin e Ligjit për Dhomat e Specializuar të dërgohet në Qeveri.
Këtë e ka konfirmuar para gazetarëve, deputeti i VV-së, Glauk Konjufa, raporton Ekonomia Online.
“Kryesia mori vendim që t’i shkojë qeverisë shfuqizimi i gjykatës speciale, kësaj radhe kryesia e kishte kuorum prej 4 anëtareve dhe morën vendim që nisma e deputeteve për shfuqizimin e dhomave të specializuar të shkojë për shqyrtim qeverisë së Kosovës. Njëri dalloj nga vendimmarrja, duhet a pyesni Xhavit Halitin pse vendosi kështu, kjo iniciativë nuk është në Kuvend, por shkoj në Qeveri”.
Madje ai këtë po e konsideron edhe lajm të ditës.