Pas tri dite grevë, 710 minatorëve iu ekzekutuan pagat.
Megjithatw greva nuk përfundoi.
Kryetari i Sindikatës së Punëtorëve të “Trepçës”, Ibrahim Jonuzi për Front Online ka thënë që do të vazhdojnë grevën.
Kjo për shkak që kanë pakënaqësi të tjera, e deri në realizmin e tyre nuk do të ndalen.
“Paga mos me u vanu më asnjëherë, plotësimi i kushteve, llogaridhënia për këtë gjendje që e kanë pru dhe largimi ose shkarkimi i menaxhmentit. Me kërku përgjegjësi prej tyre, gjithashtu sigurime shëndetësore, krijimin e kushteve për punë. Pas tri dite grevë që kemi mbajt, sot e kemi marrë pagën. Në grevë jemi 710 minatorë. Derisa vdesim, qatje jemi, nuk dalum prej aty derisa na plotësohen kërkesat”, tha ai për Front Online.
Për këto pakënaqësi, Jonuzi thotë që kanë folë me menaxhmentin, mirëpo kanë marr një përgjigje jo të mirë.
“Menaxhmenti na ka thënë shko vdisni atje, dhe nuk është tu ja ni askujt për neve”, tha ai.
Ai shtoi se kanë kërkuar ndihmë mjekësore edhe minatorë për shkak të përkeqësimit të gjendjes.