Kryesuesi i Këshillit Gjyqësor të Kosovë (KGjK), Skender Çoçaj, priti sot në një takim Katerina Markovova, Udhëheqëse e Programit Horizontal dhe Znj.Stephanie Lefeuvre, menaxhere e Programit CEPEJ nga Këshilli i Evropës, të cilat programe kanë për qëllim forcimin e cilësisë dhe efikasitetit të drejtësisë në Kosovë.
Programi Horizontal, i bashkëfinancuar nga Zyra e BE-së në Kosovë dhe Këshilli i Evropës, ka për qëllim të ndihmojë Këshillin Gjyqësor të Kosovës në mbledhjen dhe përpilimin e raporteve të statistikave të ndryshme me Departamentin e Statistikave në KGjK.
Kryesuesi Çoçaj u pajtua që të bëhen analiza lidhur me statistika nga Këshilli, si shërbim më kontaktues, duke u bazuar në rekomandimet e Programit CEPEJ. Nga ana tjetër, përfaqësueset e programeve, u shprehen të gatshme për të ndihmuar Këshillin në mbledhjen e këtyre informatave dhe matjen e indikatorëve të Programit CEPEJ në këtë drejtim.