Kryesuesi i KPK-së viziton Policinë e Kosovës

Prishtinë | 28 Shk 2019 | 16:44 | Nga Ekonomia Online

Kryesuesi i Këshillit Prokurorial të Kosovës, Bahri Hyseni, i shoqëruar nga zyrtarë të lartë të kabinetit të tij, ka zhvilluar një vizitë në Policinë e Kosovës, me ç’rast është pritur nga Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Kosovës, Rashit Qalaj.

Qëllimi i vizitës së sotme të Hyseni në Policinë e Kosovës ishte vazhdimi i bashkëpunimit ndërinstitucional dhe zbatimi i marrëveshjes së bashkëpunimit për ndërlidhjen e sistemeve elektronike dhe shkëmbimin e të dhënave në formë elektronike mes Këshillit Prokurorial dhe Policisë së Kosovës.

Me këtë rast, Kryesuesi i Këshillit, Bahri Hyseni, ka thënë se ndërlidhja me këtë sistem elektronik të menaxhimit të lëndëve është një e arritur e madhe, në rastin konkret rezulton si një hallkë tejet e rëndësishme në relacionin mes Prokurorit të Shtetit dhe Policisë së Kosovës, sepse është krijuar dhe po udhëhiqet një sistem elektronik i standardeve dhe vlerave të admirueshme.

Të dy bashkëbiseduesit u zotuan se do të bashkëpunojnë ngushtë për të zbatuar të gjitha aspektet e administrimit të resurseve për të pasur efikasitet dhe efektivitet në zbatimin e renditur dhe ligjit në Kosovë.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme