Kryesuesi i Kuvendit Komunal të Mitrovicës së veriut: Janë bërë të gjitha përgatitjet për betimin e kryetarit të ri

Mitrovicë veriore | 19 Maj 2023 | 10:24 | Nga Hasan Hoti Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Kryesuesi i Kuvendit Komunal të Mitrovicës së veriut, Nedzad Ugljan, tha në një deklarim për media se janë bërë të gjitha përgatitjet për betimin e kryetarit të ri, raporton Ekonomia Online.

Ai njoftoi se Atiq në këtë seancë do ta caktojë edhe nënkryetaren e komunës, e cila do të jetë nga komuniteti serb.

“Sot do të zgjedhet edhe nënkryetarja dhe ajo vjen nga komuniteti serb. Atë do ta caktojë kryetari”, tha ai, duke shtuar se s’mund ta zbulojë se kush është, por se këtë do ta bëjë kryetari i ri. Përgatitjet janë përfundimtare edhe pak nis mbledhja solemne. Kam biseduar kryetari, shumë shpejt do të vijë ai. Po i kryejmë detyrat si Kuvend Komunal”.

Ai tha se tash do të jetë edhe një fazë e re e kapërcimit të boshllëkut që kanë pasë sepse komuna s’ka qenë në funksion.

“Bashkëpunimi në mes të Kuvendit dhe kryetarit do të jetë në shërbim të qytetarëve. Kjo është më kryesorja”.

Ugljan tha se 13 asambleistë janë në seancë dhe se janë të mjaftueshëm për të kryer betimin.

Ai u pyet nëse në objektin e komunës do të vendoset flamuri i Kosovës. Ugljan tha se janë të pajtimit për ta bërë këtë meqë në institucionet e Kosovës duhet të jenë simbolet e saj.

Erden Atiq do ta bëjë i pari betimin nga gjithsej 4 kryetarët që dolën nga zgjedhjet në veri.

Në ditën kur pritet betimi i kryetarit të ri në veri të Mitrovicës, shtetet e QUINT-it sërish u kanë bërë thirrje të gjitha palëve të përmbahen nga përdorimi i forcës ose veprimet që ndezin tensionet ose nxisin konfliktin.

Në një deklaratë të përbashkët nga Shtetet e Bashkuara, Franca, Italia, Gjermania dhe Mbretëria e Bashkuar thuhet se më 23 prill, në veri të Kosovës u mbajtën katër zgjedhje për kryetar komune dhe dy zgjedhje për asamble komunale, në përputhje me kërkesat kushtetuese dhe ligjore të Kosovës.

Megjithatë, në deklaratë thuhet se pas bojkotit nga një pjesë e konsiderueshme e komunitetit serb, rezultatet nuk janë zgjidhje politike afatgjatë për këto komuna, gjersa u kanë bërë thirrje të gjitha palëve që të përmbahen nga veprimet që nxisin tensione.

Të ngjashme