Kryesuesi i seancës pritet të thërrasë seancë “të re” në orën 14

Prishtinë | 03 Gus 2017 | 12:29 | Nga

Pas paqartësive në Kuvend rreth numri të deputetëve që votuan për ose kundër shtyrjes së dhënies së dhënie së emrit të kryetarit të Kuvendit që kërkoi, PAN, kryesuesi i seancës Adem Mikullovci e shpalli të mbyllur seancën konstitutive.

Në ndërkohë deputetët kanë dalë nga salla dhe nuk dihet se çfarë do të ndodhë me punimet e mëtejme të kësaj seance.

Ndërkohë, vetë Mikullovci ka mbetur në vendin e kryesuesit.

Sipas disa informatave të pakonfirmuara, Mikullovci në koordinim me Sekretariatin e Kuvendit mund të thërras seancë “të re” për në orën 14.

Koalicioni PAN, më herë kërkoi shtyrjen e seancës për dy orë, po kërkesa u hodh poshtë me votim (rezultati ishte i barabartë 60:60).

Nënkryetari i PDK-së, Enver Hoxhaj, kundërshtoi mbylljen e seancës dhe kërkoi sqarime nga Sekretariati e Kuvendit lidhur me vendimin që mori deputeti i Vetëvendosjes, Adem Mikullovci, i cili e udhëhoqi seancën si deputeti më i vjetër.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme