Kryetarët e Drenasit, Skënderajt dhe Obiliqit, takim për rritjen e bashkëpunimit ndërkomunal

Obiliq | 10 Mar 2018 | 05:34 | Nga

Kryetarët e Skënderajt dhe Drenasit, Bekim Jashari dhe Ramiz Lladrovci, kanë qëndruar në Obiliq, ku i priti kryetari i kësaj komune, Xhafer Gashi.

Sipas Ramiz Lladrovcit, takimi i sotëm ka të bë me “bashkëpunimi ndërkomunal”, që sipas tij “është vlerë e çdo komune, ngase, bëhet për çështjet jetike të banorëve të këtyre komunave, fshatrave në kufijtë komunalë, për infrastrukturën dhe lehtësimin e jetës së qytetarëve”.

Këtij bashkëpunimi ndërkomunal, pritet t’i bashkohet edhe Vushtrria.

“Sot, zhvilluam një nga takimet më përmbajtjesore sa jam në krye të komunës, mora pjesë në takimin e tre kryetarëve të komunave, të Drenasit, Skënderajt dhe Kastriotit, nënkryetarët e komunave, dhe tre kryesuesit e asambleve komunale, si dhe me drejtorët e drejtorive të këtyre tri komunave, me qëllim të fuqizimit të bashkëpunimit”, ka shkruar Lladrovci në faqen e tij në Facebook.

“Bashkëpunimi ndërkomunal, është vlerë e çdo komune, ngase, bëhet për çështjet jetike të banorëve të këtyre komunave, fshatrave në kufijtë komunalë, për infrastrukturën dhe lehtësimin e jetës së qytetarëve”.

“U zotuam se së shpejti, do të kemi edhe takime tjera, ku presim të na bashkëngjitet edhe komuna e Vushtrrisë. Bashkëpunimi ndërkomunal dhe drejtorive respektive, lehtëson edhe punën e pushtetit lokal, por edhe ofertën për investitorët”, ka theksuar kreu i Komunës.

Të ngjashme