Instituti GAP ka publikuar raportin “Progresi i kryetarëve të komunave në përmbushjen e premtimeve zgjedhore gjatë mandatit 2017-2021”, raporton Ekonomia Online.
Sipas raportit nga 913 premtime të dhëna 51% e tyre janë përmbushur, 18% janë gjysmë të përmbushura, 18% e tyre kanë filluar zbatimin, kurse 13% nuk kanë filluar fare.
Më shumë premtime kishte në infrastrukturë 321, ku janë përmbushur 48% e tyre, kurse në arsim ishin dhëna 131 premtime e janë përmbushur 44% e tyre, më pas vijnë shërbimet publike me 102 premtime, ku edhe këtë janë përmbushur 44%.
Kurse më së paku premtime kishte në urbanizëm 26, e janë përmbushur 38% e zotimeve të dhëna nga kryetarët e komunave.
Bekim Salihu, nga Instituti GAP, tha se kanë bërë përmbledhjen e premtimeve dhe se 95% e premtimeve të pa përmbushura kanë qenë kompetencë e komunave.
“Instituti GAP ka bërë 7 përditësime për kryetar komunash dhe këto 7 përditësime janë të përmbledhura dhe nga hulumtimet dhe nga premtimet që kanë dhënë dalin 467 premtime të përmbushura, 159 premtime ka pasur nisma, 122 nuk ka pasur asnjë ndihmë në përmbushjen e tyre”.
“Në fushën e infrastrukturës janë dhënë 321 premtime. Numri më i vogël i premtimeve është i urbanizmit. Përqindja është rritur për shkak se numri i premtimeve është i vogël. 95% e premtimeve të pa përmbushura kanë qenë kompetencë e komunave”.
Nora Latifi-Jashari nga ky institut, tha se në vazhdimësi po mbajnë në monitorim kryetarët për premtimet e dhëna.
Sipas saj, asnjë nga kandidatët nga komunitet serb nuk kanë zhvilluar fushatë aktive, raporton EO.
“Mbledhja e premtimeve gjatë fushatës bëhet për dy qëllime për t’u mbajtur nën monitorim kandidat për kryetar komunash për premtimet dhe të nxis kandidatë në dhënien e premtimeve që bien në kompetencat e tyre”.
“Asnjë nga kandidatët nga komunitet serb nuk kanë zhvilluar fushatë aktive. Gjatë këtij mandati kemi pasur në 6 komuna zgjedhje të jashtëzakonshme dhe kemi monitoruar fushatë”.